Politike

Primaret e PD-së/ Vijon procesi, mbi 19 mijë votues deri në mesditë

Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deri në mesditë kanë votuar 19,186 anëtarë të PD, ku pjesëmarrja më e lartë aktualisht shënohet në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

1 Mars 2025, 14:10 Nga M.B
Primaret e PD-së/ Vijon procesi, mbi 19 mijë votues deri në
Foto ilustruese

TIRANA- Procesi i Primareve 2025 në Partinë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit ka nisur dhe vijon në të gjithë vendin. Sipas Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), deri në mesditë kanë votuar 19,186 anëtarë të PD, ku pjesëmarrja më e lartë aktualisht shënohet në Tiranë, Shkodër dhe Korçë.

KOKOE bën thirrje për vijimin e votimit, duke e cilësuar këtë një proces të rëndësishëm për demokratët dhe të ardhmen e vendit. Procesi është i organizuar mbi formulën “Një anëtarë, një votë”, ku çdo anëtar i Partisë Demokratike ka të drejtë të votojë vetëm një prej kandidatëve në fletën e votimit. Në fletën e votimit gjenden të renditur të gjithë kandidatët e qarkut.

pd

Sondazh

Poll