Aktualitet

Aksion policor në Mitrovicën e veriut, sekuestrohen armë, eksploziv dhe uniforma ushtarake

Realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen pak më vonë nga policia në një konferencë për shtyp.

28 Shkurt 2025, 17:53 Nga B.Z
Aksion policor në Mitrovicën e veriut, sekuestrohen armë,
Foto ilustruese

KOSOVË - Një operacion policor është zhvilluar këtë të premte në Kosovë. Bëhet me dije se në kuadër të këtij operacioni janë gjetur dhe sekuestruar armë eksploziv dhe uniforma ushtarake në një fshat të Leposaviçit në Mitrovicën e Veriut

Sipas raportimeve të mediave vendase, realizmi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armës, municionit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, të cilat do të prezantohen për media në një konferencë ku do të marrë pjesë: ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe zv drejtori i DRP Mitrovicë Veri, Veton Elshani.

Bëhet me dije se konferenca do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë-Mitrovica Veri, ora 18:00.

aksion policor kosove

Sondazh

Poll