Aktualitet

I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet 28-vjeçari në Durrës, pritet ekstradimi në Spanjë

Mësohet se pas finalizimit të operacionit policor 'Ghost', ka rënë në pranga Ilirjan Mici me qëllim esktradimin në Spanjë. Është bërë me dije se autori 28-vjeçar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij rëndonin veprat penale 'organizata kriminale', 'trafikimi i narkotikëve' dhe 'pastrimi i produkteve të veprës penale', sipas Kodit Penal të Spanjës.

28 Shkurt 2025, 14:08 Nga M.L
I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale dhe i shpallur
Policia

DURRËS- Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi akuzohej nga autoritetet spanjolle si pjesëtar i një organizate kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike. Mësohet se pas finalizimit të operacionit policor 'Ghost', ka rënë në pranga Ilirjan Mici me qëllim esktradimin në Spanjë. Është bërë me dije se autori 28-vjeçar ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ndaj tij rëndonin veprat penale 'organizata kriminale', 'trafikimi i narkotikëve' dhe 'pastrimi i produkteve të veprës penale', sipas Kodit Penal të Spanjës. 

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ghots", për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga autoritetet spanjolle, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 28-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ghost".

Gjatë këtij operacioni, u kap në Durrës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi Ilirjan Mici , 28 vjeç, banues në fshatin Likmetaj, Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madritit, Spanjë, me vendimin e datës 28.12.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Organizata kriminale", “Trafikimi i narkotikëve" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale", sipas Kodit Penal të Spanjës. Për këto vepra, dënimi maksimal që parashikohet është 26 vjet burgim. Interpol Tirana dhe Interpol Madridi do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë. 

policia e durresit

Sondazh

Poll