Aktualitet

Nga trajtimi i sëmundjeve te siguria ushqimore, mblidhet në Durrës Kongresi i parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare

 Ky kongres, që do të mbahet më 1 mars në “FAFA Resort”, Golem dhe do të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore dhe forcimin e bashkëpunimit profesional midis veterinerëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë.

28 Shkurt 2025, 17:08 Nga DOSJA
Nga trajtimi i sëmundjeve te siguria ushqimore, mblidhet në
Foto ilustruese

DURRËS - Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Universiteti Bujqësor i Tiranës, organizojnë Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Mjekësisë Veterinare Shqiptare. Ky kongres, që do të mbahet më 1 dhe 2 mars në “FAFA Resort”, Golem dhe do të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore dhe forcimin e bashkëpunimit profesional midis veterinerëve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit të ndarë për mediat, thuhet se në këtë event do të marrin pjesë lektorë të shquar nga rajoni dhe bota, të cilët do të trajtojnë sfidat dhe perspektivat e mjekësisë veterinare. Kongresi synon të sjellë risi në trajtimin e sëmundjeve tek kafshët, sigurinë ushqimore dhe ndikimin e veterinarëve në shëndetin publik.

Njoftimi për mediat:

Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Mjekësisë Veterinare Shqiptare

Siguria Ushqimore – Prioritet Kombëtar dhe Rajonal

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Urdhri Profesional i Mjekut Veterinar të Shqipërisë (UPMVSH) ka kënaqësinë t’ju ftojë për të marrë pjesë në Kongresin e Parë Ndërkombëtar të Mjekësisë Veterinare Shqiptare, një ngjarje me rëndësi të veçantë për sektorin veterinar në mbrojtje të shëndetit publik dhe sigurisë ushqimore.

???? Vendndodhja: FAFA Resort, Golem
???? Data: 1 Mars 2025
⏰ Ora: 09:30

Ky kongres do të mbledhë ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e sigurisë ushqimore, kontrollit veterinar dhe shëndetit publik. Aktiviteti do të shërbejë si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave dhe për të nxitur bashkëpunimin ndërinstitucional në nivel kombëtar dhe rajonal.

Pjesëmarrësit kryesorë:

Presidenti i Republikës së Shqipërisë

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës

Presidentët e organizatave më të mëdha evropiane në fushën veterinare:

Federata e Veterinerëve të Europës (FVE)

Unioni Europian i Veterinerëve të Praktikës (UEVP)

Shoqata Europiane për Edukimin dhe Hulumtimin Veterinar (EVERI)

Unioni Europian i Veterinerëve të Higjienës (UEVH)

Pjesëmarrja juaj është e një rëndësie të veçantë për të ndriçuar çështjet kyçe të sigurisë ushqimore dhe shëndetit publik, duke informuar publikun mbi zhvillimet më të fundit në këtë sektor jetik.

kongres mjekesi veterinar durres

Sondazh

Poll