Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon uljen me 40% të pagës për prokurorin Kledian Llaho

Magjistrati kërkoi sjelljen e provave të reja, të cilat u pranua për shqyrtim, dhe u vendos caktimi i seancës tjetër dëgjimore më 17 mars në orën 10:00.

28 Shkurt 2025, 14:32 Nga N.F
Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon uljen me 40% të
Llaho

TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e djeshme ka shqyrtuar procedimin disiplinor ndaj magjistratit, Kledian Llaho. Pas paraqitjes së raportit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë u propozua vendosja e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” dhe masës plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”.

Magjistrati kërkoi sjelljen e provave të reja, të cilat u pranua për shqyrtim, dhe u vendos caktimi i seancës tjetër dëgjimore më 17 mars në orën 10:00. Llaho dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive. Sipas SPAK, më datë 6 janar 2025 emri i Llahos është regjistruar si person nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë në drejtësisë”.

Këshilli shqyrtoi dhe miratoi dy raporte për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve Oltjana Çifligu dhe Erjon Shqarri, të cilët u vlerësuan "Shkëlqyeshëm". Në fund të seancës, u miratua përfundimi pa vendim të procedurës së vlerësimit të përshpejtuar me kërkesë për prokurorët Alma Bramo dhe Blerta Hamza.

Njoftimi i plotë:

Mbi kërkesën për procedim disiplinor me masën “Ulje page në masën 40% për 1 vit” dhe “Largimi nga detyra e kryetarit”, për prokurorin K.Ll. Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistratit K.Ll., në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bazuar në 6 ankesa të një magjistrateje, për shkeljet disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “c” dhe shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë rezulton se:

Veprimet e mosveprimet e drejtuesit K.Ll., përbëjnë mospërmbushje, në cilësinë e drejtuesit, të detyrimeve të përcaktuara në ligj, në vecanti e detyrave që lidhen me sistemin e menaxhimit të çështjeve, në referim të nenit 102 pika 1 shkronja “l” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Prokurori ka shkelje të përsëritura të rregullave të solemnitetit, rregullave të sjelljes në marrëdhëniet me magjistratët e tjerë, në referim të nenit neni 102 pika 2 shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.


Shkelja disiplinore është kryer me dashje direkte dhe ndikimi negativ i saj mund të shtrihet në zyrën e prokurorisë në tërësi, duke përbërë rrezik për përsëritje ngjarjesh, që ulin imazhin e zyrës së prokurorisë, Magjistrati nuk ka masë të mëparshme disiplinore dhe ka vlerësime profesionale pozitive.
 

Raporti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë konkludon se sjellja dhe veprimet e magjistratit K.Ll., përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore” dhe i propozon KLP-së:

1- Caktimin e masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës në masën 40% për një periudhë 1 vjeçare” për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

2- Propozimin e masës disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuar nga neni 112, pika 2, shkronja “b” e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të  ndryshuar, për shkeljen disiplinore të parashikuar nga neni 102, pika 1 shkronja “l” si dhe neni 102 pika 2, shkronja “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

ild kledian llaho

Sondazh

Poll