Aktualitet

2 vite nga tragjedia me përplasjen e trenave në Greqi/ Qytetarët në Korçë, homazhe për viktimat 

Nga kjo ngjarje humbën jetën 57 persona midis tyre edhe shqiptarë.

28 Shkurt 2025, 15:43 Nga M.B
2 vite nga tragjedia me përplasjen e trenave në Greqi/ Qytetarët
Homazhet

KORÇA- Disa qytetarë në Korçë u mblodhën në sheshin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” për të kujtuar viktimat e tragjedisë së dy viteve më parë ndodhur në Greqi nga përplasja e 2 trenave.

Nga kjo ngjarje humbën jetën 57 persona midis tyre edhe shqiptarë. Qytetarët në Korë sot solidarizohet dhe me protestën në Greqi që po zhvillohen me moton “Nuk Kam oksigjen”.

Mësohet se qytetarët ndezën qirinj si homazh për të rinjtë studentë, emigrantë shqiptarë dhe gjithë viktimat e tjera që humbën jetën në aksidentin tragjik në Greqi.

 

korca

Sondazh

Poll