Aktualitet

Dhunimi i punonjësit të ‘Ilirian Guard’, reagon Policia: Procedohet 59-vjeçari, në kërkim 3 bashkëpuntorët

Policia thotë se ka nisur procedimi penal për një 59-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorë të tij ende të paidentifikuar. Sipas policisë palët janë përfshirë në sherr për motive të dobëta. 

28 Shkurt 2025, 15:38 Nga B.Z
Dhunimi i punonjësit të ‘Ilirian Guard’, reagon Policia:
Pamje nga dhunimi

VLORË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që u raportua një ditë më parë në Vlorë ku një punonjës i "Ilirian Guard" ishte dhunuar barbarisht nga disa persona.

Lidhur me rastin Policia thotë se ka nisur procedimi penal për një 59-vjeçar, ndërsa janë shpallur në kërkim 3 bashkëpunëtorë të tij ende të paidentifikuar. Sipas policisë palët janë përfshirë në sherr për motive të dobëta. 

Njoftimi i Policisë:

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. L., 59 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 25.02.2024, në lagjen “Hajro Çakerri”, në bashkëpunim me 3 persona të tjerë të paidentifikuar, për motive të dobëta, ka goditur me grushte gjatë detyrës, si roje pranë një institucioni, shtetasin E. B., 35 vjeç, banues në Vlorë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

 

dhune vlore

Sondazh

Poll