Aktualitet

Përndoqi disa punonjës/ Procedohet penalisht ish-drejtoresha e Spitalit të Dibrës Irini Shehu, pak ditë më parë goditi me sende të forta shefin e Financës

Policia bën me dije se Shehu ditën e djeshme ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër. Shehu u largua nga detyra pas dhunës së ushtruar ndaj shefit të Financës së spitalit.

28 Shkurt 2025, 13:21 Nga N.F
Përndoqi disa punonjës/ Procedohet penalisht ish-drejtoresha e
Spitali i Dibrës

DIBËR- Policia e Dibrës ka njoftuar ditën e sotme se ka proceduar penalisht ish-drejtoreshën e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu. 44-vjeçarja është e dyshuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Policia bën me dije se Shehu ditën e djeshme ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër. Shehu u largua nga detyra pas dhunës së ushtruar ndaj shefit të Financës së spitalit. 

Në denoncimin e shefit të Financës bëhet me dije se Shehu e ka goditur me sende të forta për shkak të detyrës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të 11 shkurtit në ambjentet e spitalit teksa drejtoresha Shehu dhe shefi financës Shaban Uklala ndodheshin në zyrë.

37-vjeçari Shaban Uklala ka denoncuar në polici rastin dhe ka akuzuar 44-vjeçare se e ka goditur atë me një send të fortë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime. Policia sqaron se ka referuar në prokurori rastin dhe ka nisur procedimi penal ndaj saj nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje. 

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi (ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër), për veprën penale "Përndjekja". Ditën e djeshme, 44-vjeçarja dyshohet se ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

irini shehu

Sondazh

Poll