Aktualitet

Plagosi me armë jashtë gjykatës në Gjermani familjarët e autorit të vrasjes së boksierit, dorëzohet në polici vëllai i Besar Nimanit (EMRI)

Nimani tashmë është në stacionin policor në Bielefeld dhe sot pritet t’i përcaktohet masa e paraburgimit.

28 Shkurt 2025, 14:17 Nga r.ll
Plagosi me armë jashtë gjykatës në Gjermani familjarët
besar nimani

GJERMANI- Një person është dorëzuar në polici lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën më 26 shkurt në Gjermani para gjykatës ku po mbahej seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit, Huseyin Akkurt për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Sipas gazetës gjermane, Bild, i dorëzuari në polici është Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë. 

“Dorëzimi ishte paqësor dhe bashkëpunues”, u shpreh avokati i familjes Nimani Peter Wuller për gazetën gjermane. Ndërkohë bëhet me dije vëllai i Akkurt është qëlluar në këmbë, ndërsa i ati është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike për jetën.

Nimani tashmë është në stacionin policor në Bielefeld dhe sot pritet t’i përcaktohet masa e paraburgimit. Ai duket se është i vendosur të vazhdonte sagën e përplasjeve me grupin që vrau vëllanë e tij, Besar Nimanin, para disa muajsh. Besar Nimani ishte boksier i suksesshëm në Gjermani, por kishte shumë probleme me një grup, të cilët e vranë teksa po hynte në një lokal të zonës, pasi parkoi mjetin e tij “BMW”. Për krimin po gjykohet një shtetas kurd, Huseyin Akkurt dhe në kërkim është shpallur një person i dytë. 

berat nimani besar nimani

Sondazh

Poll