Aktualitet

Shpërthimi me ekploziv në zyrën noteriale në Lezhë, autorët ishin maskuar si të moshuar, e hodhën tritolin nga makina

Burime bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen janë të përfshirë dy autorë. Më tej bëhet me dije se autorët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina.

28 Shkurt 2025, 13:17 Nga N.F
Shpërthimi me ekploziv në zyrën noteriale në Lezhë,
Pamje nga vendngjarja

LEZHË- Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me eksploziv i regjistuar dy ditë më parë, 26 shkurt në zyrën noteriale të Fran Gjonit në Lezhë. Burime bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen janë të përfshirë dy autorë. Më tej bëhet me dije se autorët kanë përdorur tritol me fitil që e kanë hedhur direkt nga makina.

Raportohet se ata ishin maskuar si persona të moshuar. Nga pamjet e sigurisë janë konstatuar dy persona ku njëri prej tyre ka qenë shofer ndërsa tjetri ka kryer hedhjen e tritolit tek shkallët para noterisë.

Autorët e dyshuar kanë udhëtuar me një automjet tip BMë të aksidentuar shumë kohë e pa përdorur dhe në këtë situatë u përdor me targa të vjedhuara. Po ashtu dyshohet se ata kanë dalë jashtë Lezhës.

shpërthimi me ekploziv në zyrën noteriale në lezhë

Sondazh

Poll