Aktualitet

Myftiu i Kosovës, Tërnava uron besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit: Të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi dhe devotshmëri!

Gjatë Muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.

28 Shkurt 2025, 13:01 Nga N.F
Myftiu i Kosovës, Tërnava uron besimtarët myslimanë për
Naim Tërnova

KOSOVË- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar besimtarët myslimanë për Muajin e Ramazanit, që nis të shtunën më 1 mars.Në mesazhin e tij tradicional për nisjen e këtij muaji, Tërnava uroi që besimtarëve t’iu pranohet agjërimi.

“Me rastin e fillimit të këtij muaji të bekuar, këshilloj motrat dhe vëllezërit e mi kudo që janë që të kenë frikë nga Zoti i madhëruar, të garojnë me vepra të mira, të urojnë njëri-tjetrin për të bërë mirë, të jenë të durueshëm, të ruajnë unitetin e të mos përçahen, të bashkëpunojnë në mirësi, urtësi e devotshmëri si dhe të ruhen nga të gjitha ato mëkate që Zoti i ka ndaluar”, tha Tërnava.

Tërnava tha se Muaji i i Ramazanit është muaj i mirësisë, devotshmërisë, sakrificës dhe faljes së mëkateve. Ai tha se ky muaj për besimtarët myslimanë sjell mirësi e begati, prandaj u shpreh se besimtarët porositën “që të shtojmë adhurimin dhe veprat e mira”.

“Zemra e myslimanit është e përgatitur për të hyrë në atmosferën e adhurimit, për ta pastruar shpirtin përmes agjërimit, namazit, sakrificës dhe dhembshurisë për të varfrit dhe nevojtarët, për të arritur kështu devotshmërinë dhe për të reflektuar mbi mësimet e fesë”, tha Tërnava.

Gjatë Muajit të Ramazanit besimtarët myslimanë agjërojnë nga agimi deri në perëndim të diellit, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e fesë islame. Muaji i Ramazanit këtë vit nis më 1 mars dhe përfundon më 29 mars. Ndërkaq, më 30 mars besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin./ REL

myftiu i kosovës naim tërnava ramazani

Sondazh

Poll