Aktualitet

Vrasja në Shkodër/ Ky është 20-vjeçari, Pavlin Preka që u gjet i pajetë në oborrin e banesës nga xhaxhai i tij (FOTO)

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me ngjarjen. Të shoqëruarit janë komshinj të 20-vjeçarit.

28 Shkurt 2025, 12:09 Nga N.F
Vrasja në Shkodër/ Ky është 20-vjeçari, Pavlin Preka
Pavlin Preka

SHKODËR- I riu në foto është 20-vjeçari që u gjet i pajetë nga xhaxhai në oborrin e banesës së tij në fshatin Guci e Re në Shkodër. 20-vjeçari Pavlin Preka është qëlluar me 6 plumba me armë zjarri pistoletë. Grupi hetimor ka sekuestruar gëzhojat të cilat ndodheshin pranë njëra-tjetrës.

Policia vendore e Shkodrës ka shoqëruar deri më tani rreth 20 persona në lidhje me ngjarjen. Të shoqëruarit janë komshinj të 20-vjeçarit. Ata janë marrë në pyetje nëse mund të kenë dijeni për viktimën ose për ndonjë detaji që mund të çojë policinë në gjurmët e autorit. Deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar të ngjarjes. Familjarët e të riut kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush mund të jetë autori sepse nuk kanë qenë në dijeni të ndonjë konflikti. 

Vrasja në Shkodër/ Ky është 20-vjeçari, Pavlin Preka
Viktima

Efektivët dyshojnë se ai është qëlluar nga një distancë e afërt në oborrin e shtëpisë së tij ku u gjet trupi i pajetë. Komshinjtë kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë zhurmë armë detaj i cili ngre dyshime se gjatë vrasjes është përdorur një pistoletë me silenciator. 

vrasja e pavlin prekes

Sondazh

Poll