Aktualitet

Vizita e parë në Shqipëri/ Del VIDEO e momentit kur çifti palestinez mbërrin në Rinas, bashkëshorti i dyshuari kryesor për vrasjen e 24-vjeçares

Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.

28 Shkurt 2025, 11:32 Nga r.ll
Vizita e parë në Shqipëri/ Del VIDEO e momentit kur çifti
cifti palestinez

TIRANË- Janë publikuar pamjet e çiftit palestinez, Ryyan dhe Fadi Alwan në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit në kryeqytet. Sipas informacioneve të Dosja.al, çifti palestinez kanë mbërritur më 19 shkurt në vendin tonë ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja e 24-vjeçares palestineze. 

 

Policia ka këqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt, 49-vjeçari shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.

Pas vrasjes dyshohet se ai e ka mbuluar trupin e pajetë me një çarçaf dhe ka marrë me vete të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë. Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Një tjetër fakt që ka ngritur dyshime është se 49-vjeçari kur ka prenotuar banesën nuk ka pranuar të japë asnjë mjet identifikimi. Kjo ishte hera e parë e tyre që vinin në Shqipëri, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende mister për hetuesit. 

vrasje ne tirane ryyan alwan fadi alwan aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll