Aktualitet

VIDEO/ Çifti palestinez u paraqitën në aeroportin e Rinasit me dokumente greke, 49-vjeçari dyshohet se e ka dhunuar fillimisht bashkëshorten dhe më pas e ka vrarë

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë.

28 Shkurt 2025, 10:45 Nga N.F
VIDEO/ Çifti palestinez u paraqitën në aeroportin e Rinasit me
Çifti palestinez

TIRANË- Videoja e 24-vjeçares palestineze që u gjet e vdekur ditën e djeshme në Tiranë, Ryyan Alwan dhe bashkëshortit të saj, Fadi Alwan është publikuar së fundmi. Videoja është kapur nga momenti kur çifti sapo ka zbritur nga avioni në aeroportin e Rinasit. 

Çifti palestinez mësohet se kanë mbërritur më 19 shkurt në vendin tonë ku kanë udhëtuar nga Gjermania në Rinas. Më tej bëhet me dije se te kontrolli i pasaportës në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pas daljes nga aeroporti ata kanë rezervuar një taksi e cila i ka transportuar tek banesa ku ndodhi vrasja.

 
 

Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë në zonë dhe më datë 22 shkurt 49-vjeçari në pamje filmike shfaqet duke u larguar nga zona e rrugës së Kavajës dhe po më datë 22 shkurt është larguar në mbrëmje nga aeroporti i Rinasit në drejtim të Greqisë. Grupi hetimor ka dyshime që krimi ka ndodhur më datë 22 shkurt. Dyshohet se 49-vjeçari fillimisht e ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas e ka vrarë me thikë.

Pas vrasjes ai e ka mbuluar trupin e pajetë me një çarçaf dhe më pas ka marrë të gjithë mjetet e identifikimit, telefonin dhe çdo send personal të 24-vjeçares dhe është larguar në drejtim të Greqisë. Ende nuk dihet arsyeja se pse çifti palestinez kanë udhëtuar drejt Shqipërisë. Një tjetër fakt që ka ngritur dyshime është se 49-vjeçari kur ka prenotuar banesën ku ka pranuar të japë asnjë mjet identifikimi.

vrasja e 24-vjecares palestineze ne tirane

Sondazh

Poll