Aktualitet

Nën masa të shumta sigurie/ Gjykata e Fierit lë në burg 3 të rinjtë që torturuan dhe mbytën 50-vjeçaren në Mallakastë

11 Janar 2020, 09:17 Nga DOSJA
Nën masa të shumta sigurie/ Gjykata e Fierit lë në burg 3

Fier- Ditën e sotme, Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e arrestuar, Luis Saliajn, Ervis Zotajn dhe Sindi Shehajn, të dyshuar si autorët e krimit makabër në Mallakastër, që lidhën me litar, mbytën me peshqir dhe hodhën në rezervuar 50-vjeçarjen Drita Saliaj. Po kështu u  vendos që për dy të miturit, çështja do t’i kalojë për gjykim Gjykatës së Vlorës.

Në sallën e gjyqit 16-vjeçari Luis Saliaj, nipi i burrit të 50-vjeçares, tha se që nuk ka qenë i pranishëm në vrasje, por pranoi që kishte shkuar me dy autorët e tjerë për të grabitur banesen e viktimës. Edhe Ervis Zotaj, i arrestuari tjetër ka mohur të ketë qenë autor i krimit makabër.

Një ditë më parë me lot në sy,  prindërit e Ervis Zotajt thanë se  djali i tyre duhet të pushkatohet për atë që ka bërë. Sipas tyre ai nuk kishte asnjë aryse të bënte këtë krim të rëndë.

Krimi i rëndë tronditi disa ditë më parë Mallakastrën. 3 të rinj grabitën, dhunuan dhe më pas kanë mbytur një 51-vjeçare, e identifikuar si Drita Saliaj. Krimi është pranuar nga 3 tre rinjtë, tashmë të arrestuar dhe në deshminë e tyre jashtë shprehur se u kishte dalë situata jashtë kontrollit. Drita jetonte e vetme, pasi burrin dhe fëmijët i kishte në Greqi. Një prej të rinjve, 16 vjeçari Luis Saliaj, ishte nipi i burrit të saj. Shkak për vrasjen, dyshohet se është bërë grabitja e një shume parash që të rinjtë mendonin se gruaja kishte në shtëpi. Krimi bëhet edhe më i rëndë kur zbulohet se gruaja, i kishte ushqyer pak para se ta lidhnin, e më pas t’a mbytnin në rezervuar.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ervis zotaj gjykata në lë në burg tre të rinjtë grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj sindi shehaj ervis zotaj gjykata në lë në burg tre të rinjtë grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj sindi shehaj

Sondazh

Poll