Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për zjarrin në spitalin e Durrësit, sekuestrohen dosjet e rrjetit dhe raportet e mirëmbajtjes

11 Janar 2020, 08:44 Nga DOSJA
Prokuroria nis hetimet për zjarrin në spitalin e Durrësit,

Durrës- Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përfshirjen nga flakët të Spitalit të Durrësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Mësohet se me prokurorja Pranvera Gruda ka sekuestruar dosjet e rrjetit, ndërhyrjet dhe raportet e mirëmbajtjes së paneleve që u shkrumbuan nga flakët. Grupi hetimor ka kërkuar edhe raportin e kolaudimit të bombulave të shuarjes së zjarrit, planin e emergjencës dhe informacion nëse ka apo jo sistem sensorësh për zjarrin.

Një zjarr ka përfshirë Spitalin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Zjarri ka rënë fillimisht në katin e parë, tek reparti i neurologjisë dhe u përhap edhe në 3 katet e tjera. Shkak i tyre është bërë një masë në kabinën elektrike prej ngarkesës në rrjet nga ngrohëset. 80 pacientë u evakuuan nga spitali.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prkuroria nis hetimet për zjarrin në spitalin e durrësit zjarr në spitalin e durrësit prkuroria nis hetimet për zjarrin në spitalin e durrësit zjarr në spitalin e durrësit

Sondazh

Poll