Politike

Shpenzimet marramendëse të Ajola Xoxës, Veliaj: Gruaja ime vjen nga një familje e nderuar! Blerjet janë të gjitha të deklaruara!

Veliaj ka thënë se gruaja e tij vjen nga një familje e pasur dhe e nderuar dhe se të gjitha shpenzimet e bëra nga ajo janë të deklaruara. Veliaj thotë se Xoxa ka shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë të reja në rreth një dekade.

27 Shkurt 2025, 22:11 Nga B.Z
Shpenzimet marramendëse të Ajola Xoxës, Veliaj: Gruaja ime vjen
Erion Veliaj

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka folur këtë të enjte mbi burgosjen e tij dhe akuzat e ngritura nga SPAK. 

Në një intervistë për emisionin Top Story Veliaj është pyetur nëse kishte dijeni mbi shpenzimet marramendëse të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, shifra të cilat përmendeshin në dosjen e SPAK.

Lidhur me këtë Veliaj ka thënë se gruaja e tij vjen nga një familje e pasur dhe e nderuar dhe se të gjitha shpenzimet e bëra nga ajo janë të deklaruara.

Veliaj thotë se Xoxa ka shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë të reja në rreth një dekade.

Veliaj: Bashkëshortja ime vjen nga një familje e nderuar, e pasur dhe me 17 vjet karriere në studio e biznes privat. Ka shpenzuar prej të ardhurave të saj vetëm 50,000 lekë në muaj nga karta e saj personale, në total 7 milion lekë të reja në rreth një dekade. Të mbledhësh gjithë bilancet vjetore të 7-8 enteve që merren me teatro, skenografi, videoklipe, opereta, muzikale, sfilata mode, photo shooting, dhe garderobat skenike në 17 vite ti trajtosh si personale në një dite, është ligësi e misogjeni. Janë të githa të deklaruara nga secili ent, me taksa, dogana e tvsh në rreth dy dekada.

erion veliaj ajola xoxa

Sondazh

Poll