Politike

Ekspertët kritikuan gjuhën e tij ndaj drejtësisë/ Rama: Kur dikush të sulmon o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh

Rama thotë se nuk e di se cilët janë këta ekspertët, thotë se di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi), sipas tij, ose është një i sëmurë ideologjikisht, ose është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar.

27 Shkurt 2025, 20:25 Nga M.B
Ekspertët kritikuan gjuhën e tij ndaj drejtësisë/ Rama: Kur
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në platformën "X" ku ka folur kundër kritikave të ekspertëve ndaj ti për sulmet ndaj drejtësisë. Rama thotë se nuk e di se cilët janë këta ekspertët, thotë se di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi), sipas tij, ose është një i sëmurë ideologjikisht, ose është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar. Ai shton se gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit.

POSTIMI:

Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar*… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit Ndërsa qëllimi im është i shpallur: Drejtësi Europiane për Shqipërinë 2030 *Gjyqi i qëllimeve ishte një praktikë e përditshme e komunizmit.

edi rama

Sondazh

Poll