Politike

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Nesër shpallet koalicioni i dytë, pjesë, "Nisma Thurje" dhe "Shqipëria Bëhet"

Bëhet me dije se Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për mediat.

27 Shkurt 2025, 20:46 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Nesër shpallet koalicioni i dytë,
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani

TIRANA- Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet, do të shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 majit. Bëhet me dije se Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për mediat.

Gjithashtu në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.

Njoftimi:

Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' dhe Nisma Thurje, shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 11 Majit. Adriatik Lapaj, Endrit Shabani, Pano Soko, Dorina Prethi dhe drejtuesit e tjerë të këtyre lëvizjeve do të mbajnë nesër një konferencë për median.

Ky nuk është thjesht një koalicion zgjedhor, por një lëvizje kundër korrupsionit dhe politikës së vjetër që e ka mbajtur Shqipërinë në tranzicion për 34 vite.

zgjedhjet e 11 mjit

Sondazh

Poll