Politike

"Ols Dado i dorëzoi kokën time Sali Berishës!" Veliaj: Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës

Veliaj tha se Olsi Dado vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes së kryebashkiakut.

27 Shkurt 2025, 21:02 Nga M.B
"Ols Dado i dorëzoi kokën time Sali Berishës!" Veliaj:
Erion Velaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sulmoi nga paraburgimi i Durrësit kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën duke aluduar se prokurori Olsi Dado "i dorëzoi kokën e tij" kryedemokratit. Në një intervistë për Top Story, Veliaj tha se Olsi Dado vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes së kryebashkiakut. Ai shtoi se nuk duhet të bëhemi naivë kur vjen puna te Berisha dhe Dado sipas tij. 

"Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s'ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t'i dorëzonte kokën time?

Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës! Pra, pas akuzave dhe më pas ndjesës së Saliut, Olsi vendosi të kalojë nga kostumet e tij, te fustanet e bashkëshortes sime! Please Sherlock", tha Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll