27 Shkurt 2025, 21:43
Nga B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka krahasuar këtë të enjte rastin e tij me arrestin në shtëpi të kreut të PD-së, Sali Berisha. Veliaj thotë se atij nuk i lejohet të takojë asnjë në qelinë e burgut të Durrësit, ndërkohë që Berisha sipas tij kur ishte në arrest shtëpie takohej me përfaqësues e mbështetës të tij, duke shkelur kështu urdhërin e SPAK dhe të Gjykatës.
Në një intervistë për emisionin Top Story, Veliaj ka vijuar sulmet ndaj Berishës teksa shprehet se sa herë që kryedemokrati duhet të paraqitej në gjykatë, prokurorët nuk kishin guximin ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por kreu i PD-së, lëvizte me makinën e tij private serbes-serbes.
Veliaj: Jemi në situatë komplet të pabarabartë: Unë në burg, ku as takoj njeri, as informohem dot. Sot as krerët e kulteve, as deputetët, as dy senatorë italianë, as nënkryetarët e Bashkisë, as anëtarët e Keshillit Bashkiak, e askush tjetër nuk lejohet.
Kurse Sali kërma i 21 Janarit e Gerdecit, që i kërkon falje Olsit, është i lirë. Edhe kur ishte në arrest shtëpie dhe nuk i lejohej takimi me asnjë person, përveç familjarëve, ai vazhdonte qetësisht të priste me kuç e me maç pa e ndaluar kush dhe në kundërshtim të urdhërimit të SPAK dhe të vendimit të Gjykatës. Po kështu, nuk patën guximin, kur ishte në arrest shtëpie
të paraqitej në gjykatë, ta shoqëronin me automjetin e Policisë së Shtetit, por lëvizte me makinën e tij private, serbes-serbes.
I jap gjithë mbështetjen Drejtësisë, por nëse e duam vërtet, duhet t'ia themi kur ka një masë tumorale në formën-gjuhën-dëftesën-hilen e Ols Dados, që trupi i shëndoshë të mos gangrenizohet nga kati shtesë i kollovarit pa letra në pisllëkun që e emëroi në 2008.
erion veliaj sali berisha spak
Politike
27 Shkurt 2025, 21:40
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se nuk po sulmon drejtësinë me reagimet e tij. Veliaj tha në...
Politike
27 Shkurt 2025, 21:11
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, i ci...
Politike
27 Shkurt 2025, 21:02
M.B
Erion Velaj
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj sulmoi nga paraburgimi i Durrësit kreun e Partisë Demokratike Sali Berishë...
Politike
27 Shkurt 2025, 21:01
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur të njëjtin qëndrin ndaj prokurorit të...
Politike
27 Shkurt 2025, 20:46
M.B
Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani
TIRANA- Nisma Thurje dhe Shqipëria Bëhet, do të shpallin nesër koalicionin për zgjedhjet e 1...
Politike
27 Shkurt 2025, 20:25
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në platformën "X" ku ka folur kundër kritikave të ekspert...
Politike
27 Shkurt 2025, 19:39
M.B
Dy italianët
DURRËS- Dy politikanë të profilit të ulët të së djathtës italiane Lorenzo Grassini...
Politike
27 Shkurt 2025, 19:45
B.Z
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama, ka konfirmuar edhe njëherë këtë të enjte se do të jetë i pranishëm n&...
Politike
27 Shkurt 2025, 18:55
M.B
Foto nga takimi
ATHINA- Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, ka prezantuar programin me 5 prioritete me 5 shtylla të ...
Politike
27 Shkurt 2025, 18:39
B.Z
Arrestimi i Metës
TIRANË - Në Shqipëri, Gjykata e Lartë rrëzoi sot kërkesën e ish presidentit Ilir Meta për nd...