Politike

"Nuk po godas drejtësinë!" Veliaj vijon sulmin ndaj prokurorit Dado: Nuk ka pyll pa derra, na shitet si ajkë dikush me 5-a me konflikt të pastër interesi

Veliaj tha se në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme.

27 Shkurt 2025, 21:40 Nga M.B
"Nuk po godas drejtësinë!" Veliaj vijon sulmin ndaj
Erion Veliaj

TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se nuk po sulmon drejtësinë me reagimet e tij. Veliaj tha në një intervistë për Top Story se në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Ai shtoi se nuk ka pyll pa derra dhe duke nënkuptuar prokurorin Olsi Dado ai tha se "nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas."

Pjesë nga intervista:

Pyetja: Çfarë beteje është të godasësh drejtësinë, kur ju vetë, kur keni dalë nga SPAK, keni folur me konsiderata të larta për standardet e reja të drejtësisë dhe i keni konsideruar kolegë Prokurorët e SPAK? Nga njëra anë, ju dhe gjithë Partia Socialiste jeni investuar ta tregoni Reformën në Drejtësi si produkt të PS, pse i ul kredencialet e tua duke goditur drejtësinë?

Veliaj: Unë nuk po godas drejtësinë! Në SPAK ka plot njerëz dinjitozë, me 10-ta, me meritë dhe me profesionalizëm, që i bëjnë nder kësaj reforme. Dhe po, kolegë janë, punojmë të gjithë për Republikën, për Shtetin, për vendin. Koleg është edhe pastruesi e polici, edhe kryeministri dhe Presidenti - se punojmë të gjithë për një mision, Shqipërinë në Europë e Tiranën si pjesën më Europiane të saj.

Por, nuk ka pyll pa derra dhe nëse na shitet si ajkë dikush me 5-a, që e çan karrierën nga shtrati e jo nga shteti, me konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të kritereve, patjetër që do të flas.

erion veliaj

Sondazh

Poll