Politike

Mbyllet seanca plenare! Parlamenti voton pa opozitën zgjatjen e vlefshmërisë së kartave të identitetit dhe pasaportave që kanë skaduar për emrigrantët

Kjo është e vlefshme vetëm për qytetarët shqiptarë qe do të votojnë nga jashtë Shqipërisë.

27 Shkurt 2025, 16:02 Nga M.B
Mbyllet seanca plenare! Parlamenti voton pa opozitën zgjatjen e
Kuvendi

TIRANA- Kuvendi miratoi sot pa prezencën e opozitës me 76 vota pro, zgjatja e vlefshmërisë së kartave te identitetit apo pasaportave që kane skaduar. Kjo është e vlefshme vetëm për qytetarët shqiptarë qe do të votojnë nga jashtë Shqipërisë. Me miratimin e këtij Akti Normativ, emigrantët me dokumente të skaduara mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. Vlefshmëria e dokumenteve të skaduara të emigrantëve është deri më 31 maj 2025.

Votimet në Kuvend:

Me 76 vota pro, u miratua Akti normativ nr.1 “Për një shtesë në ligjin nr.8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”

Me 75 vota pro dhe 1 abstenim Akti normativ nr.2 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”.

Me 75 pro dhe 1 abstenim u miratua Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifiimin e pagave të personelit me kohë jo të plotë pune në mbështetje të procesit të votimit nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për Zgjedhjet për Kuvend 2025”.

kuvendi

Sondazh

Poll