Politike

"S'mund të votohet me dokument të huaj," Gjiknuri: Dëgjova dokrra! Shqiptarët s'jetojnë në pyje, ku keni parë ju të vijnë të votojnë me duar në xhepa

Gjiknuri u shpreh se në Shqipëri nuk bën dot veprime pa dokument të rregullt ndërsa mori shembullin e pensionistëve. Ai u shpreh se pensionistët kanë dokument identifikimi pasi u duhet për të tërhequr pensionin.

27 Shkurt 2025, 13:17 Nga N.F
"S'mund të votohet me dokument të huaj," Gjiknuri:
Gjiknuri

TIRANË- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend e quajti antilogjike kërkesën e opozitës që të shtyhet afati i regjistrimit edhe për shqiptarët brenda Shqipërisë apo për dokumentet e skaduara të identifikimit për shtetasit brenda vendit. Gjiknuri u shpreh se në Shqipëri nuk bën dot veprime pa dokument të rregullt ndërsa mori shembullin e pensionistëve. Ai u shpreh se pensionistët kanë dokument identifikimi pasi u duhet për të tërhequr pensionin.  

Gjiknuri u shpreh se shqiptarët jashtë vendit kanë dokumente pasi sipas tij ata nuk jetojnë në pyje. Sipas tij opozita po kërkon alibinë e radhës e nesër thonë me alibi "aaaa ja shkak ishte kjo". Ai ngriti pyetjen se shqiptari në Kanada e Amerikë a voton dot atje me dokumente shqiptare. Deputeti socialist tha se sipas opozitëa votuesit të shkojnë me duart në xhepa dhe të votojnë.

"Qeveria bëri aktin normativ për shtetasit jashtë vendit, ata kanë nevojë, sepse një pjesë e tyre nuk kanë pasur mundësi, kanë nevojë, kanë dokumente të shteteve të tjera. Ndaj u jepet afat, shtyhet afati i dokumentit të skaduara. Këta tani na thonë po këta brenda, të shtyhet dhe për këta. E kemi bërë herët e tjera, tani shtetasit shqiptarë brenda e dinë, një herë në 10 vjet rinovohen, nuk kushtojnë as nuk ka më radhë. Pse? Sepse në Shqipëri nuk bën dot veprime pa dokument të rregullt. Ndaj kjo që thoni nuk vlen. Mirë për shtetasit e huaj se nuk kanë mundësi. Tani le të themi, pensionistët a kanë dokument identifikimi, sigurisht që kanë se tërheqin pensionin, ata të asistencës, privatët dhe ata që punojnë në shtet. Ju thoni diskriminim, çfarë diskriminimi është ky.

Patjetër që kanë dokumente ata njerëz, ku jetojnë ata, në pyje? Ai që nuk e ka mundësin, ka kohën ta marrë. Për diasporën jam dakord, se janë jashtë. Po jo këta këtu. Ju po kërkoni alibinë e radhës, ua them unë, janë shifra për konsum, krijohet alibi, merret e trajtohet, e nesër të thonë me alibi aaaa ja shkak ishte kjo. Dëgjova dhe dokrra këtu. Janë absurditete logjike. Jam bashkëpunues me ju, ju e dini, e e thashë edhe me humor, të gjithë palët përgatiten për fitore. Kur humbin dallon e thonë aaaa na vodhën. Normalisht humbësi nuk pranon. Shqiptari në Kanada e Amerikë a voton dot atje me dokumente shqiptare? Pra ai që jeton jashtë, shqiptari, sipas jush të vijë me duart në xhepa dhe të votojë, ku e keni parë ju këtë?" tha Gjiknuri.

 

gjiknuri

Sondazh

Poll