Politike

Gjykata e Lartë e la në burg/ Meta me audio-mesazh: Ecim drejt Gjykatës së Strasburgut

Meta në reagimin e tij thekson se është i bindur që në Strasburg do të fitojë, njësoj siç kanë fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës.

27 Shkurt 2025, 14:39 Nga I.A
Gjykata e Lartë e la në burg/ Meta me audio-mesazh: Ecim drejt
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me anë të një audio-mesazhi pas vendimin të Gjykatës së Lartë për ta lënë në masën e sigurisë arrest me burg. Në audio-mesazhin e postuar në Facebook, Meta thekson se do të bëj ankimin në Gjykatën e Strasburgut. Po ashtu Meta në reagimin e tij thekson se është i bindur që në Strasburg do të fitojë, njësoj siç kanë fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës.

"11 Maj, dita historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi dhe narkodrejtësia e tij. Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma. Prapësuam dhe hodhëm në Lanë edhe ligjin për betimet tek Lana. Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkëatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narko-regjimin tek Lana," tha Meta.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

ilir meta

Sondazh

Poll