Politike

Ministri Hasani vizitë zyrtare në Turqi, zhvillon takim me homologun e tij turk, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh

Në zbatim të Deklaratës se Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar 2021, ky është takimi i tretë i Grupit për Dialog Politik, në nivel Ministrash të jashtëm.

27 Shkurt 2025, 14:23 Nga r.ll
Ministri Hasani vizitë zyrtare në Turqi, zhvillon takim me homologun e
hasani, fidan

ANKARA- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Turqi ku ka zhvilluar edhe një takim me homologun e tij turk, Hakan Fidan. Në takimin mes dy ministrave të Jashtëm u diskutua lidhur me zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, në të gjitha fushat me interes të përbashkët, por edhe për sa i takon bashkëpunimit rajonal, zhvillimeve në rajon, Evropë dhe më gjerë.

“Rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqja e investitorëve turq në Shqipëri që ofron gjithmonë potencial të lartë e të favorshëm investimi, avancimi i shkëmbimeve tregtare me objektiv shifrën e 2 miliard eurove, dinamikat rajonale e më gjerë për sigurinë e stabilitetin, forcimi i bashkëpunimit në organizatat ndërkombëtare, Samiti i VI-të i Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Maj 2025 në Tiranë, etj. – ishin disa prej temave që diskutuam me mikun e mirë, Hakan Fidan”, u shpreh Hasani lidhur me vizitën zyrtare në Ankara.

Në zbatim të Deklaratës se Partneritetit Strategjik, nënshkruar më 6 janar 2021, ky është takimi i tretë i Grupit për Dialog Politik, në nivel Ministrash të jashtëm, i cili po punon për përgatitjen e takimin e radhës të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit, kryesuar nga Kryeministri Rama dhe Presidenti Erdoğan. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Turqi, Ministri Hasani vizitoi edhe Mauzoleun e Ataturkut, ku vendosi një kurorë me lule në nderim të themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürk.

igli hasani

Sondazh

Poll