Politike

Kërkoi lirimin/ Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë 'arrest në burg' për Ilir Metën

Mësohet se në vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë bën me dije se ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të dhënë më 19 nëntor të vitit të kaluar. 

27 Shkurt 2025, 14:19 Nga I.A
Kërkoi lirimin/ Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e
Ilir Meta

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur nga GJKKO për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Mësohet se në vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë bën me dije se ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të dhënë më 19 nëntor të vitit të kaluar. 

"Pershendetje! Ne lidhje me interesimin tuaj per ceshtjen penale me nr. 60003-00073-00-2025, Kolegji Penal i Gjykates se Larte, ka vendosur: Lenien ne fuqi te vendimin nr.59 (87-2024-333) date 19.11.2024 te Gjykatës së Posaçme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

ilir meta

Sondazh

Poll