Politike

Herën e parë u refuzua/ Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici kërkon sërish lirimin me kusht, dorëzon kërkesën e dytë në gjykatën e Elbasanit 

Gjici në kërkesën e tij kërkoi lirimin nga burgu për të vuajtur dënimin e mbetur në shtëpi me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore. Gjykata e Elbasanit nuk e pranoi kërkesën e parë të ish-kryebashkiakut të Kukësit.

27 Shkurt 2025, 14:20 Nga N.F
Herën e parë u refuzua/ Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici
Safet Gjici

TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka dorëzuar ditën e sotme kërkesën e dytë në gjykatën e Elbasanit për tu liruar nga burgu. Kërkesa e parë e Gjicit u refuzua ndërko ai insiston për lirimin e tij me kusht.

Gjici në kërkesën e tij kërkoi lirimin nga burgu për të vuajtur dënimin e mbetur në shtëpi me pretendimin se vuante nga probleme shëndetësore. Gjykata e Elbasanit nuk e pranoi kërkesën e parë të ish-kryebashkiakut të Kukësit. Mbetet për tu parë nesë kjo kërkesë e dytë do ndryshojë diçka për Gjicin apo do të mbetet në burg

Safet Gjici u dënua më datë 7 shkurt të 2024 viti nga shkalla e parë me 3 vite burg, në aplikim të gjykimit të shkurtuar në 2 vite, nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjici u vu në pranga fillimisht i akuzuar për "korrupsion pasiv", pasi dyshohet se ka favorizuar Alma Kaçin, duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. 

safet gjici

Sondazh

Poll