27 Shkurt 2025, 13:27
Nga I.A
Donald Trump dhe USAid
SHBA- Administrata e Presidentit Trump ka kaluar nga denoncimet publike për keqpërdorimin e fondeve të USAID-it edhe në shtetet ballkanike tek dërgimi i një grupi prokurorësh që do të hetojnë projektet që janë zbatuar deri tani me fondet e taksapaguesve amerikanë. Mediat kroate shkruajnë se në krye të këtij grupi prokurorësh është ish-prokurori federal Martin De Luca.
Martin De Luca ka nisur nga Sarajeva hetimin ku rezulton se vetem në katër vitet e fundit janë shpenzuar me projektet e USAID-it me OJQ-të e ngritura nga fondacioni Soros rreth 402 milionë dollarë, prej të cilave 250 milionë nuk dihet se ku janë zhdukur.
“Në katër vitet e fundit, këtu janë disbursuar 402 milionë Dollarë përmes programeve të ndryshme. Prej tyre, 150 milionë Dollarë mund të justifikohen, dhe rreth 250 milionë Dollarë mbeten të pajustifikuara, gjë që na ngre dyshime për korrupsion. Këto janë para nga qytetarët amerikanë. Ekipi im tashmë po heton operacionet e USAID-it edhe në shtetet e tjera të rajonit e më gjerë. Presidenti Trump është shumë i vendosur që ne të zbulojmë sa më shpejt gjithçka që ka ndodhur me keqperdorimin e këtyre fondeve. Jemi të vetëdijshëm se pjesa më e vështirë e misionit tonë është marrja e provave ndaj kërkojmë bashkëpunimin e autoriteteve në këto shtete”, tha Martin de Luca.
Ndërkohë që jo më larg se dje Komisioni i Posaçëm i Efikasitetit të qeverisjes në Kongresin amerikan deklaroi se ndihma amerikane përmes USAID, është përdorur nga miliarderi George Soros për të ndikuar në drejtësinë dhe politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
USAID-i është agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrim të ndihmës civile dhe asistencës zhvillimore në botë. Organizata ka qenë prezente në mbi 100 shtete, duke ndarë fonde në vlerë të miliarda dollarëve brenda vitit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Administrata Trump i ka kritikuar programet e USAID-it si joefikase dhe aspak në linjë me interesat amerikane, duke bllokuar kështu fondet e kësaj organizate dhe duke argumentuar se disa prej funksioneve të agjencisë do të menaxhohen prej Departamentit amerikan të Shtetit.
martin de luca donald trump usaid
Politike
27 Shkurt 2025, 13:17
N.F
Gjiknuri
TIRANË- Deputeti socialist, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në Kuvend e quajti antilogjike kërkesën e ...
Politike
27 Shkurt 2025, 13:10
r.ll
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO për ndryshimin e masave të sigurisë të caktuara për disa nga...
Politike
27 Shkurt 2025, 13:02
N.F
Bylykbashi
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylkbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se Partia Socialiste ...
Politike
27 Shkurt 2025, 12:14
N.F
Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë p&...
Politike
27 Shkurt 2025, 11:46
I.A
USAid
SHBA- Qeveria amerikane kanë ndërprerë të gjitha fondet për Organizatat Jo Qeveritare (OJQ) në Shqipëri dhe Maqedo...
Politike
27 Shkurt 2025, 12:02
N.F
Gogu
TIRANË- Deputeti socialist Toni Gogu gjatë fjalës së tij në Kuvend foli në lidhje me praninë e rektorit të U...
Politike
27 Shkurt 2025, 12:02
r.ll
niko peleshi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi i është përgjigjur deklaratave të...
Politike
27 Shkurt 2025, 11:41
N.F
Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë fjalës së tij në Kuvend ka lexuar nj...
Politike
27 Shkurt 2025, 11:47
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka komentuar seancë dëgjimore të zhvilluar në...
Politike
27 Shkurt 2025, 11:38
I.A
Edi Paloka
TIRANË- Deputeti demokrat Edi Paloka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për servilizëm. Gjatë fjalës në Kuvend...