Politike

"Keni refuzuar 41 mijë persona për t’u regjistruar," Bylykbashi: U prishin punë, emigrantët janë jashtë parashikimeve të PS!

Bylykbashi më tej shtoi se janë refuzuar 41 mijë persona për t’u regjistruar.  Ai tha se çështjen e dërguan në KQZ ku atje ata dhanë një urdhër politik.

27 Shkurt 2025, 13:02 Nga N.F
"Keni refuzuar 41 mijë persona për t’u regjistruar,"
Bylykbashi

TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylkbashi gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se Partia Socialiste nuk do të lejojë emigrantët shqiptarë. Ai theksoi se personat që nuk kanë një dokument iu mbyll dera për të votuar nga PS. Sipas tij emigrantët nuk janë në  listën e patronazhimit. 

Bylykbashi më tej shtoi se janë refuzuar 41 mijë persona për t’u regjistruar.  Ai tha se çështjen e dërguan në KQZ ku atje ata dhanë një urdhër politik. Sipas tij kjo vjen edhe për shkak se është çarë plasmani i ekosistemit të OJF që mbaheshin me paratë e Soros. Ai u shpreh se reforma në drejtësi ka prodhuar kapjen totale të shtetit.

"Që kur votoi pa lexuar Kushtetutën, Majko tha se PS-PD në KQZ kanë lejuar votimin të atyre që s’kanë dokument tjetër, gënjeshtër e pastër. Ose është rasti tipik i Majkos që s’ka lexuar ose është gënjeshtër. S’duan të lejojnë të votojnë shtetasit shqiptarë, e rrëzuan. Të nderuar qytetarë kudo që jeni, që nuk keni një dokument, dje PS ua mbylli derën për të mos votuar, sepse nuk ju ka në listën e patronazhimit. Nëse vini e votoni, u prishni punë, jashtë parashikimeve të PS. Keni refuzuar 41 mijë persona për t’u regjistruar, nuk doni. Në këtë histori ne kishim zgjidhur çështjen, me amendament në ligj, që të mos ia lëmë qeverisë. E refuzuat e cuat në KQZ, dhe atje dhatë urdhër politik.

Kjo vjen edhe për shkak se është çarë plasmani i ekosistemit të OJF që mbaheshin me paratë e Soros. Po ngordhin mizat brenda. Reforma në drejtësi është shembull, sot ato po ngordhin. I keni parë rrogat e drejtuesve të OJF-ve tuaja, turp, tmerr. Ju i kishit. Kjo që kemi sot, që e lavdëronit, 130 mijë çështje janë të bllokuara. Prokuroria është më e vogël. 66% janë çështje civile, ia keni nxirë jetën qytetarëve me këtë reformë. Ka ardhur koha urgjente për të ndryshuar reformën. Produkti që keni prodhuar ju, është shëmtia e asaj që kemi parë dje me rektorin. 

Reforma në drejtësi ka prodhuar kapjen totale të shtetit. Që grupi parlamentar janë shteti, gjykata, prokurori, parlamenti, admanistrat. Kjo po ju rrëshket ndër këmbë. Ashtu keq si është ndërtuar SPAK, në atë hall që keni hyrë ju s’ju shpëton asgjë. Këta prokurorët që keni vënë, do t’u mbysin, boll t’u hapësh kapakun e dosjeve që firmosni, e zeza që do ju ndjekë, do shihni se çdo të ndodhë me ju," tha Bylykbashi.

bylykbashi

Sondazh

Poll