Politike

"Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë te Grupi Parlamentar i PS-së", Sula: Pse nuk morët Ahmetajn dhe Beqajn në dëgjesë? Gjendja keq, jeni bërë meme

Sipas tij situata ka arritur në një pikë kaq të keqe saqë është bërë objekt talljeje dhe meme-esh.

27 Shkurt 2025, 12:14 Nga N.F
"Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë
Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula gjatë fjalës së tij në Kuvend ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të pushtetit, duke ngritur pyetje se kush është përgjegjës për tenderët dhe koncesionet. Sipas tij situata ka arritur në një pikë kaq të keqe saqë është bërë objekt talljeje dhe meme-esh.

Sula tha se kryeministri Edi Rama është shprehur se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë këtu te Grupi Parlamentar i PS-së. Ai ngriti pyetjen se pse nuk i morëm Ahmetajn dhe Beqajn në dëgjesë. E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne.

"Rama tha se kush është akuzuar nga drejtësia do vijë këtu te Grupi Parlamentar i PS-së. Kur kishit dëgjesa, pse nuk morët Ahmetajn, Beqajn në dëgjesë ju? E keni ju në burg deputetët apo i kemi ne.

I bëni tenderat ju apo ne, koncesionet i bëni ju apo ne. Ka shkuar gjendja aq keq sa jeni bërë meme. Çfarë nuk kemi parë. Një kryetar bashkie me brekë të grisura," tha Sula i cili u ndërpre nga Spiropali për fjalorin e tij.

sula rama

Sondazh

Poll