Sport

Carlo Ancelotti tregon arsyen e vërtetë të largimit të Asencios, viktimë e ofendimeve në sfidën ndaj Sociedadit!...

Real Madridi fitoi në fushën e Real Sociedadit (1-0) këtë të mërkurë në ndeshjen e parë gjysmëfinale tëKupës ë Mbretit. Në konferencën për shtyp, Carlo Ancelotti iu rikthye daljs së mbrojtësit spanjol Raul Asencio, i cili ishte viktimë e ofendimeve të dhunshme nga publiku bask.

27 Shkurt 2025, 13:04 Nga DOSJA
Carlo Ancelotti tregon arsyen e vërtetë të largimit të

SPANJE - Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madridit, pas fitores së Real Madridit në fushën e Real Sociedad, është shprehur kshtu për daljen jashtë të mbrojtësit Asencio:

“Situata u menaxhua mirë. Unë fola me arbitrin dhe ai vendosi të ndërpresë ndeshjen. Ai ndoqi protokollin, që ishte gjëja e duhur. Gjithçka shkoi mjaft mirë. Pastaj vendosa të zëvendësoj Raul Asencion, sepse ai kishte dy probleme për t'u marrë.

Ai sigurisht u prek nga këto ofendime dhe mori edhe një karton të verdhë. Kështu që preferova ta largoja nga fusha. Zëvendësimi i tij ishte zgjidhja më e mirë. Nuk mendoj se dikush kënaqet, duke u fyer nga një stadium i tërë.

Ai u prek dhe nuk ishte më në kuadrin e duhur mendor për të vazhduar. Prandaj e nxorra jashtë. Emocionet e tij mund të kishin ndikuar në performancën e tij”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Shkurt 2025, 12:51

Liverpool shkarkon trajnerin…

ANGLI - Ekipi i femrave të Liverpool FC ka ndarë rrugët me menaxherin Matt Beard, njoftoi klubi anglez i Superligës të enjten, me skuad...