Sport

Ronaldo “Fenomeni” i kundërpërgjigjet Cristiano Ronaldos për komentet e tij...

Ronaldo “Fenomeni” u pyet për komentet e Cristiano Ronaldos se është lojtari më i mirë në histori.

27 Shkurt 2025, 09:30 Nga DOSJA
Ronaldo “Fenomeni” i kundërpërgjigjet Cristiano Ronaldos

BRAZIL - "Mendoj se jam futbollisti më i kompletuar që ka ekzistuar ndonjëherë. Njerëzit mund t'i pëlqejnë Messi, Maradona apo Pele, dhe unë i respektoj, por unë jam më i kompletuari. Jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Nuk kam parë njeri më të mirë se unë në historinë e futbollit dhe po e them të vërtetën nga thellësia e zemrës sime."

Në komentet e bëra për Edu Aguirre disa javë më parë, Cristiano Ronaldo e konsideroi veten lojtari më i mirë në histori. Një dalje që nuk mungoi të ngjallte reagimin e disa emrave të mëdhenj si Angel Di Maria dhe Karim Benzema, të cilët nuk ishin dakord me komentet e portugezit.

Edhe Ronaldo nuk mendon se CR7 është më i miri!

Në komentet e bëra për ESPN Brasil, "R9" nisi një ndërhyrje të madhe ndaj portugezit: "Nuk më pëlqen të futem në këto gjëra. Njerëzit kanë një vetëvlerësim të madh. Unë preferoj që njerëzit të flasin kështu për paraqitjet e mia, për atë që kam qenë... dhe se nuk kam pse të flas për veten time.

Ai realizoi gjëra të mrekullueshme, shënoi gola në të gjitha mënyrat lehtësisht në “Top 10”. Edhe nëse e respektoj mendimin e tij, por nuk jam dakord që ai është më i miri”, megjithatë pranoi ai. 

Ronaldo, i zënë ngushtë që u mor në pyetje për këtë temë, “Il Fenomeno” ka marrë vlerësime nga Karim Benzema: "Të gjithë mund të thonë çfarë të duan. Nëse mendojnë se janë më të mirët në histori, ky është mendimi i tyre. Për mua, për shembull, më i miri është Ronaldo. Cristiano është ai që është. Nuk më pëlqejnë krahasimet mes lojtarëve, secili ka historinë e tij të mirë, Cristi." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll