Sport

Liverpool sytë te Premier League, por Chiesa rrezikon të marrë medalje kampioni...

Për t'u shpërblyer dhe marrë një medalje kampioni, duhet të mbledhësh të paktën 5 ndeshje, gjë që ish-lojtari i Juves ka ngecur në 3.

27 Shkurt 2025, 08:00 Nga DOSJA
Liverpool sytë te Premier League, por Chiesa rrezikon të marrë

ANGLI - Falë fitores ndaj Manchester Cityt, Liverpool tashmë i ka në dorë Premier Ligën, duke marrë parasysh epërsinë prej 11 pikësh (me një ndeshje më pak) ndaj Arsenalit, një avantazh i madh pas 27 ditësh ndeshje, që i ka vlejtur gjithmonë titullin. 

Federico Chiesa, megjithatë, aktualisht rrezikon të mos marrë medaljen e destinuar për fituesit. Arsyeja? Sipas rregullave të Premier League, për të marrë medaljen e kampionit një lojtar duhet të bëjë të paktën 5 ndeshje në ligë.

Ish-lojtari i Juves, kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje për t’u luajtur, është paraqitur vetëm në tre raste: 18' kundër Bournemouth shtatorin e kaluar, tre minuta kundër Brentford dhe 4 kundër Ipswich në janar.

Chiesa, mes dëmtimeve dhe zgjedhjeve teknike, ka luajtur vetëm 10 ndeshje këtë sezon dhe është në fund të hierarkisë së trajnerit Slot, i cili mund të llogarisë te kampionët e kalibrit të Salah, Luis Diaz, Gakpo, Darwin Nunez dhe Diogo Jota.

Për më tepër, italiani do të ishte rezervë për Salah, i cili, në atë që mund të jetë viti i tij i fundit në Liverpool, po luan një sezon fantastik dhe është favorit i madh për “Topin e Artë”.

Nga tani dhe në fund të sezonit, Chiesa duhet të bëjë të paktën dy paraqitje të tjera, një mision që nuk është i pamundur, duke marrë parasysh angazhimet e Reds në Ligën e Kampionëve dhe faktin që me këtë ritëm titullarët mund të pushojnë pak dhe Slot mund të aktivizonte në këtë mënyrë lojtarët më pak të përdorur në ditët e fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll