Sport

Premier League/ West Ham-Leicester sot përballen: shansi i fundit për Van Nistelrooy

Deri më tani, vetëm Ivan Juric ka bërë më keq se holandezi me Southampton.

27 Shkurt 2025, 10:42 Nga DOSJA
Premier League/ West Ham-Leicester sot përballen: shansi i fundit për

ANGLI - Dita e njëzet e shtatë e Premierligës mbase nis përfundimisht Liverpoolin drejt titullit, pasi Reds kapërceu lehtësisht pengesën e Newcastle-it dhe distancohet edhe më shumë nga Arsenali, i bllokuar në shtëpi nga Nottingham Forest, tashmë 13 pikë prapa, por me një ndeshje më pak krahasuar me Liverpool.

Ndeshjet e djeshme u buzëqeshën edhe dy skuadrave të Mançesterit: United erdhi nga pas për të mposhtur Ipswich me 10 lojtarë (Dorgu u përjashtua), City fitoi jashtë ndaj Tottenhamit dhe u rikthye në vendin e katërt, duke kaluar Chelsean.

Sonte është radha e West Ham dhe Leicester (21:00): për skuadrën vendase është një shans për t'u larguar përfundimisht nga zona e rrezikut, ndërsa për ‘Dhelprat’ është një lloj shansi i fundit, si dhe për Ruud van Nistelrooy: deri më tani, vetëm Ivan Juric ka bërë më keq se holandezi me Southampton.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll