Sport

Mane 9 ndeshje pa gol, gjesti i bukur i Ronaldos: i jep penalltinë që ta zhbllokojë!...

Një gjest i bukur i shpërblyer nga goli i ish-lojtarit të Liverpool, i cili vulosi fitoren e klubit të Riadit.

27 Shkurt 2025, 08:30 Nga DOSJA
Mane 9 ndeshje pa gol, gjesti i bukur i Ronaldos: i jep penalltinë që

ARABIA SAUDITE - Al Nassr i Stefano Piolit i rikthehet fitoreve pas humbjes tronditëse në shtëpi kundër Al Ettifaq.

Në fitoren 2-0 ndaj Al Wehda-s, ra në sy performanca e Cristiano Ronaldos: portugezi, përveçse doli nga ngërçi me një goditje të mirë me kokë, ishte edhe protagonist i një gjesti të bukur. Në minutat e fundit, Al Nassr mori një penallti për një prekje të topit me dorë në një goditje dënimi të kryer nga CR7.

Ish-lojtari i Real Madridit ia dorëzoi topin shokut të tij të skuadrës Sadio Mané për ta ekzekutuar nga pika e penalltisë, duke i lejuar senegalezit të përfundojë serinë e tij prej nëntë ndeshjesh pa gol. Një gjest i shpërblyer nga goli i ish-lojtarit të Liverpool, i cili vulosi fitoren e klubit të Riadit.

Për 40-vjeçarin Ronaldo, ky ishte goli i tij i 925-të në karrierë: ai ka shënuar tashmë 17 këtë sezon në ligën saudite, një më shumë se “ish-binjaku” i tij Karim Benzema.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll