Sport

78-vjeçari mashtrues përndjek De Bruyne, donte ta kuronte me 'fuqitë e tij mistike'!

Duke besuar se zotëronte "fuqi mistike", ai dyshohet se e bezdisi lojtarin 33-vjeçar me letra dhe fletushka në kutinë postare të shtëpisë së tij në Belgjikë, midis shtatorit 2023 dhe tetorit 2024.

27 Shkurt 2025, 10:54 Nga DOSJA
78-vjeçari mashtrues përndjek De Bruyne, donte ta kuronte me

BELGJIKE - Ai e përcakton veten si mësues dhe madje edhe mjek në të njëjtën kohë. I akuzuar për përndjekje dhe tentativë mashtrimi, një 78-vjeçar nga Antwerp do të paraqitet në gjykatë më 11 qershor, pasi kishte vizituar vazhdimisht shtëpinë e Kevin De Bruyne.

Sipas raportimeve të shtypit belg përmes DH.be , 78-vjeçari pretendoi se mund të kuronte mesfushorin e Manchester Cityt nga "syri i keq" i dëmtimeve, që ka pësuar këtë sezon dhe ta kthejë atë në formën e tij më të mirë si në ditët e arta, gjithashtu edhe për t'i bërë një dhuratë kombëtares belge.

Duke besuar se zotëronte "fuqi mistike", ai dyshohet se e bezdisi lojtarin 33-vjeçar me letra dhe fletushka në kutinë postare të shtëpisë së tij në Belgjikë, midis shtatorit 2023 dhe tetorit 2024.

Por KDB nuk do të ishte viktima e vetme e përndjekjes. Subjekti në fjalë mësohet se ka vepruar në të njëjtën mënyrë me një 40-vjeçari që vuante nga një sëmundje inflamatore e indit lidhor.

Ky i fundit dhe De Bruyne kanë vendosur t'i bashkohen aksionit civil, siç raporton gazeta belge. Një seancë e parë u zhvillua sot në Gjykatën Penale të Hasselt, në mungesë të lojtarit të Cityt, i cili përfaqësohej nga avokati i tij, për shkak se skuadra angleze po përgatitej të sfidonte Tottenhamin mbrëmjen e djeshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll