Sport

Drogba mbron Mourinhon: “Ai nuk është racist, e dëshmon historia e tij”

"Më besoni kur them se e njoh Josén prej 25 vitesh dhe ai nuk është racist”

27 Shkurt 2025, 12:30 Nga DOSJA
Drogba mbron Mourinhon: “Ai nuk është racist, e dëshmon

TURQI - Ish-sulmuesi i Chelseat, Didier Drogba i ka dalë në mbrojtje trajnerit José Mourinhos, i cili e ka gjetur veten në qendër të një stuhie në Turqi për frazën (“po hidheshin si majmunët”) që shqiptoi gjatë derbit të Stambollit mes Galatasaray-t dhe Fenerbahçes drejt pankinës së Giallorossi-t, i cili akuzoi Special One për racizëm.

"Më besoni kur them se e njoh Josén prej 25 vitesh dhe ai nuk është racist, historia - e shkuara dhe e tashmja - ka për ta vërtetuar këtë",- shkruan ish-sulmuesi i Bregut të Fildishtë në një postim në X.

"Le të fokusohemi në lojërat tona, të mbështesim ‘Luanët’ tanë të shkëlqyer dhe të fitojmë kampionatin. Si mundet 'babai' im të jetë racist? Hajde djema". Drogba ka veshur fanelën e Galatasaray-t në sezonin 2013/14.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll