Politike

Këshilli Bashkiak mblidhet për herë të parë pas arrestimit të Veliajt, kryebashkiaku e ndjek Live

Por, përfaqësuesit e opozitës këmbëngulën për t’u dëgjuar.

26 Shkurt 2025, 18:01 Nga M.B

Këshilli Bashkiak mblidhet për herë të parë pas

TIRANË- Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak të Tiranës, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, u shoqërua nga debate dhe përplasje të forta mes këshilltarëve. Shkak u bë një kërkesë e këshilltarëve të opozitës për mocion me debat për shkarkimin e Veliajt.

Julian Hodaj nga radhët e socialistëve drejtoi mbledhjen, por kërkesa e vazhdueshme e këshilltarëve të djathtë për fjalën për procedurë shkaktoi tension. Hodaj ia dha fjalën nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Andi Seferit për të shpjeguar pikat e rendit të ditës.

Por, përfaqësuesit e opozitës këmbëngulën për t’u dëgjuar.

Në kushte të tilla, Hodaj mbylli diskutimet dhe kaloi menjëherë në votim, duke hequr të drejtën e fjalës për këdo dhe duke e mbyllur mbledhjen për 10 minuta, pa diskutime për rendin e ditës që u votua me forcën e kartonit.

Pjesë nga debati:

Hodaj: Nuk e doni shpjegimin?

Shabani: Kemi bërë një kërkesë… Duam fjalën për procedurë.

Hodaj: Ju lutem mos e prishni mbledhjen.

Këshilltarët: Kush je ti që cakton kush e ka të drejtën e fjalës?

Hodaj: Mos më detyroni të kalojmë në votim. Mos debatoni me mua. Nuk duhet të debatoni me mua.

Shabani: Këshilltarit i jepet fjala në çdo kohë për procedurë.

Hodaj: Ja kam dhënë fjalën nënkryetarit tashmë. Ai do bëjë vetëm një shpjegim të shpejtë. Jua dhash fjalën pas betimit, por asnjë s’e kërkoi.

Këshilltarët: Kartonat i keni, por tregoni transparencë. Shyqyr që keni kartonat, se nuk e di si do e kishit bërë.

Ndërkohë që Veliaj nga burgu duket se ka ndjekur mbledhjen Live nga Facebook. 

Këshilli Bashkiak mblidhet për herë të parë pas

Sondazh

Poll