Politike

"Dritat nuk t’i jep Zoti, por OSHEE"/ Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, Rama: Për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji

Rama gjithashtu tha se falë marrëveshjes do të jemi 100% të pavarur dhe nuk do e blejmë më nga jashtë por do e prodhojmë këtu dhe do kemi energji edhe për t'ju shitur të tjerëve. 

26 Shkurt 2025, 17:41 Nga B.Z
"Dritat nuk t’i jep Zoti, por OSHEE"/ Marrëveshja mes
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë dhe Bërzhitë tha se vizita e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, i vuri vulën marrveshjes për lidhjen me kabullin nënujor të transmetimit të energjisë me Italinë. 

Rama gjithashtu tha se falë marrëveshjes do të jemi 100% të pavarur dhe nuk do e blejmë më nga jashtë por do e prodhojmë këtu dhe do kemi energji edhe për t'ju shitur të tjerëve.

Më tej Kryeministri theksoi se për herë të parë në histori do të jemi të pavarur me energji.

Rama: Tani ne ulim çmimin e energjisë, hera e parë nga 1991 që ulet çmimi i energjisë, nuk rritet. Hera e parë! Dhe ndërkohë që ne kemi barazuar çmimin në atë kohë që ishte ulje për një pjesë, por ulje e përgjithshme është hera e parë që bëhet. “Sa e a ulet, e ulet me një lek, po si s'ju vjen turp, e ulet me një lek, sikur çfarë bëtë”. Po ne nuk e ulëm një lek në 1000 lek. Ne ulëm një lek në 9 lek, tani një lek në ekzaktësisht në 9.5 lek është 10.5% pra, shko pra merre një mall sot të ulur me 10.5 % dhe thuaj shitësit “nuk e dua, se nuk e ke ulur, se nuk është gjë”. Është gjë dhe është që ç'ke me atë punë. Dhe pse e ulëm? E ulëm sepse kemi ndryshuar komplet qasjen dhe kemi ndryshuar komplet përmbajtjen e gjithë sektorit.

Një milion shqiptarë konsumatorë klientë të OSHE-së paguajnë dhjetë 10.5% më pak energjinë elektrike sot. Akoma se kanë marrë vesh që dritat nuk t'i jep Zoti, t'i jep OSHE-ja. Edhe OSHE-së ia jep KESH dhe KESH-it ia jep hidrocentrali dhe hidrocentralit ia jep uji dhe ujin ta sjellë Zoti kur qan shumë, por po nuk qau Zoti dhe s'ka ujë ti nuk ke drita. Prandaj duhet të dalësh jashtë shtetit, edhe duhet ta blesh e ta sjellësh këtu energjinë për dritat dhe kur Zoti qan gjithë vitin ne arrijmë të prodhojmë 75 % të nevojave, 25 % duhet të dalim ta blejmë jashtë. Kur Zoti qesh më shumë se ç'duhet dhe s'ka shi ne shkojmë deri në 35 % blerje jashtë. Pse? Sepse trashëguam një sistem vetëm me ujë. Dhe çfarë po bëjmë ne? Jemi mbi 10 % sot të kapacitetit të përgjithshëm me diell, do shkojmë 30 dhe ajo që patë  me presidentin e Emirateve, ajo vizita i vuri vulën marrëveshjes për lidhjen me kabullin nënujor të transmetimit të energjisë me Italinë. Dhe për një investim masiv të përbashkët të Emirateve dhe të Republikës së Shqipërisë në prodhimin e energjisë diellore këtu në Shqipëri, që ne do të na bëjë në 2030-ën, jo vetëm që të jemi 100 % të pavarur dhe të mos kemi nevojë për asnjëri. Le të plasi luftë, le të bëjë çfarë të dojë i larg qoftë X dhe Y, ne energjinë nuk ia shtrimë më dorë njeriu dhe nuk e blejmë më nga jashtë, sepse do të prodhojmë të gjithën këtu për nevojat tona. Por do kemi energji dhe për t'i shitur tjerëve, falë asaj marrëveshje. Dhe për herë të parë në histori, do të jemi të pavarur në energji.

edi rama

Sondazh

Poll