26 Shkurt 2025, 16:47
Nga B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Mbi dy javë pas mbajtjes së zgjedhjes parlamentare në Kosovë, sot ka filluar numërimi i një pjese të votave të diasporës, specifikisht i atyre që votuan në përfaqësitë diplomatike.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se “është e pamundur të thuhet se sa do të zgjasë numërimi”, por se rezultatet do të publikohen sapo të kenë përfunduar numërimet e vendvotimeve – si ato të subjekteve politike, ashtu edhe ato të kandidatëve për deputetë.
Më 8 shkurt, për herë të parë Kosova organizoi votimin fizik të pjesëtarëve të diasporës në përfaqësitë diplomatike të shtetit nëpër botë. Votimet u mbajtën në 43 vendvotime në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Kosovës, në 19 shtete të ndryshme të botës.
Në konferencën e mbajtur sot, Elezi tha se në këto vendvotime janë ndjekur të njëjtat procedura të sigurisë si në vendvotimet në Kosovë, për të siguruar integritetin e zgjedhjeve.
Përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile në Kosovë janë ankuar për kohëzgjatjen e procesit të numërimit dhe verifikimit të votave, por KQZ-ja ka insistuar se po ruan integritetin e votave dhe se prioritizon saktësinë para shpejtësisë.
Mbi 73 për qind e të regjistruarve e shfrytëzuan të drejtën e votës, përkatësisht mbi 15 mijë nga rreth 20 mijë personat e regjistruar për të votuar në përfaqësitë diplomatike.
Deri më tani, për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit ka përfunduar numërimi i votave të rregullta për partitë dhe kandidatët për deputetë. Aktualisht janë duke u skenuar listat e votuesve, në mënyrë që të mund të vazhdohet me numërimin e votave me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë.
Përveç votimit nëpër ambasada dhe konsullata, mërgata ka votuar edhe përmes postës. Sipas të dhënave të KQZ-së, nga 69 mijë pako me fletëvotime, janë aprovuar gati 63 mijë zarfe, ndërkaq më pak se pesë mijë janë refuzuar.
Arsyet e refuzimit të tyre janë të ndryshme. Shembull, 729 zarfe nuk janë vlerësuar fare pasi aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Arsyet e tjera të refuzimit përfshijnë dërgimin e zarfeve me fletëvotim më shumë se një herë apo sepse pakot nuk kanë pasur vulë postare e të tjera.
Sipas rezultateve preliminare, që përfshijnë numërimin e votave të rregullta, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 40.8 për qind të votave të fituara, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 22.05 për qind.
E treta ka dalë Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.64 për qind të votave, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.46 për qind të votave të fituara.
Nga partitë e komunitetit serb, më së shumti vota ka marrë Lista Serbe, përkatësisht 4.62 për qind./REL
zgjedhje kosove vota e diaspores
Politike
26 Shkurt 2025, 16:10
B.Z
Anuela Ristani
TIRANË - Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ndaj akuzave se Bashkia e Tiranës p...
Politike
26 Shkurt 2025, 16:11
M.B
Adriana Kalaja
TIRANA- Prokuroria ka nisur hetime ndaj aktivistes Adriana Kalaja, pasi dyshohet e ka ka penguar lëvizjen e një automjeti n&e...
Politike
26 Shkurt 2025, 15:53
M.B
Fatmir Xhafaj
TIRANA- Kryetari i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj foli sot lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit teksa ...
Politike
26 Shkurt 2025, 15:32
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti...
Politike
26 Shkurt 2025, 15:29
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Është shtyrë seanca gjyqësore për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me dosjen "...
Politike
26 Shkurt 2025, 15:22
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Është emëruar këtë të mërkurë (26 shkurt) Kryetarja e Komisionit për Furniz...
Politike
26 Shkurt 2025, 15:00
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj ka komentuar sërish nga burgu, masën e sigurisë së...
Politike
26 Shkurt 2025, 14:56
N.F
Ish-diplomati amerikan
KOSOVË- Ish-diplomati amerikan, James Hooper, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se...
Politike
26 Shkurt 2025, 14:35
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e sotme punimet në terminalin Verior, i shoqëruar nga nënkryetarja e ba...
Politike
26 Shkurt 2025, 14:32
N.F
Basha
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka aprovuar kërkesat e 49 partive që të regjistrohen në zgjedhjet e 11 maji...