Politike

"E dëgjuat bufin si tha do ta shkrij SPAK-un"/ Ramës nuk i del e keqja me Berishën: Noc Rrokun në 11 Maj!

Rama u shpreh PS është forca e vetme politike sipas tij që po mbështet luftën kundër korrupsionit. Rama u ndal edhe te deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha i cili tha se SPAK duhet të shkrihet si institucion, teksa ka ironizuar duke thënë "Noc Rrokun më 11 Maj."

26 Shkurt 2025, 17:53 Nga B.Z
"E dëgjuat bufin si tha do ta shkrij SPAK-un"/ Ramës nuk i
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri Edi Rama po zhvillon pasditen e kësaj të mërkure një takim me asambletë socialiste të njësive Dajt, Zall-Herr, Zall-Bastar, Shëngjergj, Petrelë, Farkë, Baldushk, Krrabë dhe Bërzhitë, ku ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend. 

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh PS është forca e vetme politike sipas tij që po mbështet luftën kundër korrupsionit. Rama u ndal edhe te deklaratat e kreut të PD-së, Sali Berisha i cili tha se SPAK duhet të shkrihet si institucion, teksa ka ironizuar duke thënë "Noc Rrokun më 11 Maj."

"Ne ja kemi ngritur kokën Shqipërisë, dhe e kemi bërë të barabartë me çdo gjuhë të huaj. Nëse ka një gjë që duhet të jeni krenar ështtë pikërisht lufta kundër korrupsionit. Nuk do të ndodhte asgjë nga ato që shikoni, asgjë nga ato që dëgjoni, nëse nuk do të ishte dhe nuk është sot Partia Socialiste e vendosur që ta mbështesi gjithë këtë proces. Nuk do të ndodhte!

Thoshin: "E bëri Amerika, e solli Amerika." Po tani? Kanë ikur amerikanët, nuk janë më atje te Stacioni i Trenit. Nuk janë më! Për herë të parë që nga 91-shi s’ka më deklarata të Ambasadës Amerikane. Jo, bravo që u kap filani! Jo, ne po e ndjekim fistekun! Jo, nuk ka! Kush e mban tani SPAK-un dhe Gjykatën Speciale larg duarve të bufit të kënetës? E keni dëgjuar bufin e kënetës që tha: "Do ta shkrij, do ta shkrij SPAK-un, “noc rrokun” në 11 maj? Ju duhet të kuptoni të gjithë dhe ne të gjithë së bashku duhet t’i bëjmë të gjithë të kuptojnë që kemi marrë përsipër të transformojmë Shqipërinë dhe transformimi i Shqipërisë, pa transformimin e drejtësisë, nuk është transformim",- tha Rama.

edi rama sali berisha

Sondazh

Poll