Politike

Akuzat për zhdukjen e provave/ Reagon kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë: Marrëzi e një niveli të denjë për shfaqjet seriale!

Ristani i quan akuzat të pabaza teksa thotë se nuk është e vërtetë që Bashkia zhduk provat. Ristani thotë se Bashkia e Tiranës nuk ka djegur dokumente në mes të ditës, teksa i ka quajtur akuzat si të pabesueshme dhe të frymëzuara politikisht.

26 Shkurt 2025, 16:10 Nga B.Z
Akuzat për zhdukjen e provave/ Reagon kryetarja e deleguar e Bashkisë
Anuela Ristani

TIRANË - Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka reaguar ndaj akuzave se Bashkia e Tiranës po zhduk provat dhe faktet për çështjen Veliaj përmes djegies së dokumentave, nisur nga tymi i zi që u pa të dilte nga ky institucion një ditë më parë.

Në një prononcim për mediat, Ristani i quan akuzat të pabaza teksa thotë se nuk është e vërtetë që Bashkia zhduk provat. Ristani thotë se Bashkia e Tiranës nuk ka djegur dokumente në mes të ditës, teksa i ka quajtur akuzat si të pabesueshme dhe të frymëzuara politikisht.

“Është thënë me dashakeqësi se bashkia po zhduk prova. Është e pavërtetë. Në Bashkinë e Tiranës nuk habitemi më nga askush që na akuzon pa prova e fakte, pa arsye, përveç atyre politike. Kjo është një marrëzi e një niveli të denjë për shfaqjet seriale. Është thënë me dashakeqësi se bashkia po zhduk prova. Është e pavërtetë. Në Bashkinë e Tiranës nuk habitemi më nga asgjë nga askush që na akuzon pa prova e fakte pa arsye përvec atyre politike. Kemi parë e dëgjuar lloj lloj çudirash saqë përgjigja jonë ka qenë se vetëm vijojmë punën. U detyrohemi qytetarëve sqarimet përkatëse për shpifjet që përhapen dhe arrijnë në nivele të tilla. Bashkia akuzohet se djeg dhe zhduk kamionë me prova e dokumente në mes të ditës në sytë e një zonjë të punësuar nga PD për t’u stacionuar në trotuarin e bashkisë",- u shpreh Ristani.

anuela ristani bashkia tirane

Sondazh

Poll