Aktualitet

Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut Kukës, gjykata lë në burg Zenel Muçmatën

Kërkesa e prokurores së çështjes, Vilma Kapaj, për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Suada Kurti, duke vendosur lënien në burg pa afat të Zenel Muçmatës.

26 Shkurt 2025, 15:23 Nga E. D
Plagosja e kushëririt të kryebashkiakut Kukës, gjykata lë
pamje nga vendi i ngjarjes

KUKËS- Gjykata e Kukësit ka lën në burg Zenel Muçmatën i cili dyshohet se është përfshirë në plagosjen e kushëririt të kryebashkiakut Kukës. Kërkesa e prokurores së çështjes, Vilma Kapaj, për masën paraprake është marrë parasysh nga gjyqtarja paraprake e gjykatës së shkallës së Parë Suada Kurti, duke vendosur lënien në burg pa afat të Zenel Muçmatës.

Zenel Muçmata u arrestua së bashku me Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj, si dyshuar për përfshirje në plagosjen e Elvis Halilaj, ngjarje e ndodhur më 19 shkurt të këtij viti në Bicaj të Kukësit. Muçmata akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”. Ndërsa vlerësimi për masën e arrestit për Genci Pinguli dhe Enes Asllanaj do të bëhet të enjten 27 shkurtit.

zenel muçmata gjykata e kukesit

Sondazh

Poll