Politike

"Duhet të lexojnë dokumentet!" Komisioni i Antikorrupsionit/ Xhafaj: Kur flas për institucione të pavarura nuk kam parasysh institucionet e drejtësisë

Ai shtoi se shoqëria dhe shteti shqiptar ka një mori institucionesh të pavarura të cilat japin llogari dhe i nënshtrohen kontrollit dhe monitorimit të Kuvendit.

26 Shkurt 2025, 15:32 Nga M.B

 

"Duhet të lexojnë dokumentet!" Komisioni i Antikorrupsionit/
Foto nga Komisioni

 

TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin” diskutoi sot dokumentin analitik për Sundimin e Ligjit. Kryetari Fatmir Xhafaj tha se kur flas për institucione të pavarura në rastin konkret nuk ka parasysh institucionet e drejtësisë siç paragjykohet të rëndomtë. Ai shtoi se shoqëria dhe shteti shqiptar ka një mori institucionesh të pavarura të cilat japin llogari dhe i nënshtrohen kontrollit dhe monitorimit të Kuvendit.

“Kur flas për institucione të pavarura në rastin konkret nuk kam parasysh institucionet e drejtësisë siç paragjykohet të rëndomtë. Shoqëria shteti shqiptar ka një mori institucionesh të pavarura të cilat japin llogari dhe i nënshtrohen kontrollit dhe monitorimit të Kuvendit. Shpeshherë edhe keqkuptohemi ose me qëllim shtrembërohemi, deformohemi në të gjithë këtë proces që po bëjmë. Janë të lirë të gjithë ata që kanë paragjykime e hamendësime lidhur me procesin por unë i ftoj vetëm për një gjë. Duhet të lexojnë dokumentet”, tha Xhafaj.

 

komisioni anti korrupsion

Sondazh

Poll