Aktualitet

Tregtimi i mandarinave me pesticide/ Flet babai i fermerit të arrestuar: Djali im është i pafajshëm! Shteti të nxjerrë të vërtetën!

Hekuran Tafa, ka deklaruar se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia, ndërsa thotë se është i pafajshëm. Më tej ai i bën apel shtetit për të zbardhur ngjarjen, pasi pretendon se djali i tij nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme. 

26 Shkurt 2025, 15:10 Nga B.Z
Tregtimi i mandarinave me pesticide/ Flet babai i fermerit të arrestuar:
Hekurat Tafa

TIRANË - Babai i fermerit Elton Tafa, i cili u arrestua këtë të mërkurë për mbajtjen në treg të 10 ton mandarinave të cilat ishin me pesticide ka folur lidhur me ngjarjen.

Në një prononcim për News 24, Hekuran Tafa, ka deklaruar se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia, ndërsa thotë se është i pafajshëm. Më tej ai i bën apel shtetit për të zbardhur ngjarjen, pasi pretendon se djali i tij nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari të paligjshme. 

Pjesë nga biseda me gazetaren

Hekurat Tafa: Unë nuk di gjë, pse u arrestua. As ka rrahur as ka vrarë. Është i pafajshëm, nuk ka faj.

Pyetje: I ka shitur djali mbrapsh ato mandarinat?

Hekurat Tafa: Nuk di gjë po të them, për mandarinat, i shiti nuk i shiti. Unë nuk e pyes për asnjë gjë atë nuk ndërhyj.

Pyetje; Cili është apeli juaj ndaj shtetit?

Hekuran Tafa: Shteti duhet të nxjerri të vërtetën

Duke deklaruar se askush nga fermerët nuk e dinte që ky pesticid nuk lejohej nga BE, jashtë kamerave Hekuran Tafa deklaron se këtë pesticid e përdorin të gjithë fermerët.

Lidhur me skandalin e tregtimit të 10 tonëve mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri reagoi edhe policia. 

Policia bën me dije se fermeri 46-vjeçar, Elton Tafa prodhoi dhe çoi për shitje në Kroaci 10 ton mandarina të cilat përshkak të përmbajtjes së lartë të pesticideve janë kthyer në vendin tonë. Pas kthimit në Shqipëri 56-vjeçari Arben Dyli i ka magazinuar dhe më pas i shiti në tregun vendas.

Në pranga është vënë edhe inspektori i Vetenarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Elson Tahiraj pasi ai lëshoi certifikatë fitosanitare fiktive. Paraditen e sotme Prokuroria e Beratit bëri me dije se ka ndaluar tre persona pasi akuzohen se kanë hedhur në treg 10 tonë mandarina me pesticide të cilat autoritetet e Kroacisë i kthyen mbrapsht në Shqipëri.

Prokuroria theksoi se Arben Dyli, Elson Tafa dhe Elson Tahiraj akuzohen për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi detyres”. 

skandal mandarina elton tafa

Sondazh

Poll