Politike

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën, seanca e radhës caktohet më 6 Mars

Këtë të mërkurë gjykata do të vendoste nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen, por bëhet me dije se nuk u mor asnjë vendim, dhe seanca është shtyrë për në datë 6 mars.

26 Shkurt 2025, 15:29 Nga B.Z
Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën, seanca e
Sali Berisha

TIRANË - Është shtyrë seanca gjyqësore për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur me dosjen "Partizani".

Këtë të mërkurë gjykata do të vendoste nëse do të pranonte kërkesën e SPAK, për ta gjykuar çështjen, por bëhet me dije se nuk u mor asnjë vendim, dhe seanca është shtyrë për në datë 6 mars.

Lidhur me dosjen "Partizani" Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

sali berisha partizani

Sondazh

Poll