Aktualitet

Theu masën e sigurisë dhe lëvizte me automjet, arrestohet 21-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Mësohet se Juri Karafilaj është arrestuar, pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi” për prodhim dhe shitje narkotikësh duke lëvizur me automjet në qytet.

26 Shkurt 2025, 15:15 Nga E. D
Theu masën e sigurisë dhe lëvizte me automjet, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një 21-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Mësohet se Juri Karafilaj është arrestuar, pasi kishte thyer masën “Arrest në shtëpi” për prodhim dhe shitje narkotikësh duke lëvizur me automjet në qytet. Gjithashtu Blutë referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrolleve të shërbimeve të Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e shkeljeve të Kodit Rrugor, në rrugën “Pelivan Leskaj”, është ndaluar për verifikim një automjet me drejtues shtetasin J. K., 21 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë verifikimeve të kryera nga policia, rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të cilën e kishte shkelur duke lëvizur me automjet në qytet. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kryen arrestimin e tij në flagrancë dhe referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme procedurale.

juri karafilaj

Sondazh

Poll