26 Shkurt 2025, 12:52
Nga M.L
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha bëri thirrje ditën e sotme që të përkushtohemi regjistrimeve, si dhe numrit të madh të emigrantëve për të votuar. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi se programi i tyre duhet të jetë Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, të cilat do t'i paraqesë si libra.
Berisha shtoi se këto libra do të shërbejnë për vizionin e tyre në të ardhmen, të vendosë minimumin jetik 200 euro që do të zhdukë varfërinë ekstreme, do të ketë rritje të rrogave me 20% si edhe do të ketë ulje të pagesës së energjisë nga bisneset.
"Unë, megjithëse thashë keni bërë punë të jashtëzakonshme, u bëj thirrje këto ditë, të lëmë çdo gjë dhe deri më datën 2 t’u përkushtohemi regjistrimeve, numrit më të madh të mundshëm të emigrantëve tanë për të votuar.
Tani, ky është një zhvillim shumë pozitiv, kjo frymë, ky optimizëm, ky vullnet që pasqyrohet në emigracion dhe diasporë, ka një ndikim të fuqishëm edhe në Shqipëri, ku njerëzit janë në kushte më të vështira, përballojnë të gjitha pasojat e narkoregjimit, po përsëri është mesazh shprese, mesazh besimi se do çlirohemi dhe është gjë shumë pozitive. Programi, përsëri unë theksoj, programi ynë duhet të jetë libri ynë, Kushtetuta jonë në këto zgjedhje, në kuptimin e komunikimit me ta. Ne, mbi të gjitha do paraqesim programin. Kemi këtu 3 libra, një libër është për arritjet e PD-së. Ne, pse e përdorim këtë libër? Jo për glorifikim, por thjesht si një bazë që na lejon ne të shohim tek Shqipëria Madhështore.
Se kur thua Shqipëria Madhështore, tingëllon joreale. Se më tha një gazetar, ku e kishe madhështoren në vitet 2005-2013. Po, i thashë unë, se dolëm nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk ka më madhështore. Kjo quhet quantum leap. Ishim me atë infrastrukturë, e përmbysëm. U anëtarësuam në NATO, bëmë vizat. Pra, thjesht për të argumentuar pse na shërben ne ky libri i punëve të mira. Na shërben thjesht për vizionin tonë për të ardhmen. Libri i dytë, libri kryesor, programi ynë. Ky program ka gjithnjë qytetarin, askush nuk mund të thotë se ku gjenden paratë. Të gjitha paratë janë. Po si do i shpërndash? Në qoftë se ne ndjejmë detyrim ndaj qytetarëve, sigurisht një pjesë të tyre do i kthejmë në rroga dhe pensione. Kjo është e thjeshtë.
Prandaj do vendosim minimumin jetik 200 euro. Me 200 euro nuk do ketë më varfëri ekstreme. Të gjithë e zhdukin në këtë mënyrë varfërinë ekstreme. Caktojnë një shumë dhe ajo shumë është gjithnjë më e madhe se e varfërisë ekstreme. Të biem pak në paqe. Kjo është vetëm fillimi. Rrogat minimale rriten me 20 përqind, janë 400, bëhen 500. Kjo është gjithnjë tre muajt e parë. Karta e konsumatorit. Po, nuk mund të taksohen njëlloj në ushqime ky që merr 200 euro me ty që merr 1 mijë euro. Ky do ketë kartën e konsumatorit, të paktën ato ushqime do i marrë pa taksa. Do i kthehen taksat. Energjia për biznesin. Si mund të paguajë biznesi 24 lekë për energji? Jo, do paguajë 6 lekë dhe absolutisht e përballueshme 100 përqind.
Këta vjedhin. A e dini ju se këta sot pas 11 vitesh kanë të ndërtuar përveç tunelit të Llogarasë, absolutisht asnjë rrugë me buxhet të tyre. Ura e Limuthit-Thumanë është ndërtuar me fondet e privatit. Është me kredi të privatit.
Bajpasi i Vlorës me kredi të dhënë nga Komisioni Europian në kohën e PD. Bajpasi i Fierit me kredi dhe ka qenë i ndërtuar deri në gjysmë. Ku i çuan këta? Rrasa guri në sheshe. Po sa janë ato? Janë 57 miliardë euro pasi zbret rrogat. Me 57 miliardë euro ndërton gjëra fantastike, përrallore. Ku janë? I kanë zhdukur. Prandaj bëhen mbledhjet. A i patë mbledhjet sot?," tha Berisha.
sali berisha
Politike
26 Shkurt 2025, 12:50
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në nisje të mbledhjes së grupit par...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:29
N.F
Takimi
TIRANË- Anëtari i Këshillit Bashkiak PD, Dorian Teliti në konferencën e zhvilluar me këshilltarët bashk...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:35
I.A
Mirela Bogdani
TIRANË- Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Mirela Bogdani ka deklaruar se masat e siguris...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:19
N.F
Takimi
TIRANË- Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti në konfe...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:05
N.F
Takimi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka marrë pjesë në konferencën e z...
Politike
26 Shkurt 2025, 12:07
I.A
Vojo Bregu
TIRANË- Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësië Vojo Bregu ka komentuar deklaratat e kryem...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:31
N.F
Ndoja dhe Gjunkshi
TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar emra të rinj për të hyrë në garën e prima...
Politike
26 Shkurt 2025, 10:30
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani i është përgjigjur kryeministrit Rama ditën e sotme në lidhje me masat e...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:14
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë sot në homazhet e zhvilluara për 22 martirët n&e...
Politike
26 Shkurt 2025, 11:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kryeprokurori Altin Dumani ka folur ditën e sotme në lidhje me presionet dhe ndikimet e jashtme në hetimet e ...