Politike

Akuzohet për korrupsion/ Kryebashkiaku Erion Veliaj ankimon masën e sigurisë "arrest me burg"

Mësohet se kërkesa për ankim është dërguar nga avokatët e kryetarit të bashkisë me anë të postës.

26 Shkurt 2025, 10:01 Nga N.F
Akuzohet për korrupsion/ Kryebashkiaku Erion Veliaj ankimon masën e
Veliaj

TIRANË- Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dy javë pasi është arrestuar ka ankimuar masën e sigurisë arrest me burg dhënë më datën 12 shkurt. Mësohet se kërkesa për ankim është dërguar nga avokatët e kryetarit të bashkisë me anë të postës.

Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj ankimon masen e arrestit me burg erion veliaj

Sondazh

Poll